Filipine, mbi 200 mijë persona janë prekur nga shpërthimi i vullkanit

Si pasojë e një nga vullkanet më aktive në Filipine, vullkanit Taal, janë prekur mbi 50 mijë familje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve PNA raportoi se që nga shpërthimi i vullkanit Taal në tre provinca janë prekur gjithsej 50.599 familje, gjegjësisht 203.763 persona.

Familjet e prekura nga vullkani janë nga provincat Batangas, Cavite dhe Laguna.

Duke cituar Këshillin Kombëtar të Menaxhimit dhe Uljes së Rrezikut (NDRRMC), PNA njoftoi se 26.767 familje apo 103.377 individë janë zhvendosur në 408 qendra evakuimi, të cilat u krijuan nga autoritetet lokale.

Agjencia e lajmeve po ashtu tha se 17.391 familje të tjera ose 69.755 individë janë ndihmuar në pjesë të jashtme.

Ndërkohë, autoritetet kanë deklaruar gjendje katastrofe në provincat e prekura Batangas dhe Cavite, pasi banorët vazhdojnë të ikin nga rajoni mes kërcënimit të vazhdueshëm të shpërthimit të rrezikshëm të vullkanit Taal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button