Është siguruar ndihmë juridike falas për verifikuesit e fakteve të cilët përballen me trysni

Iniciativa për mbështetjen juridike të verifikuesve të fakteve (Fact-checkers Legal Support Initiative – FLSI), ofron ndihmë juridike dhe mbështetje financiare për verifikuesit e fakteve të cilët marrin padi dhe nuk kanë fuqi të mjaftueshme financiare që të sigurojnë mbrojtje përkatëse juridike, njofton Portalb.mk.

Mbrapa iniciativës qëndrojnë Rrjeti Ndërkombëtar për Verifikim të Fakteve – International Fact-Checking Network (IFCN), në bashkëpunim me Iniciativën për Ndihmë Juridike për mediat – The Media Legal Defence Initiative (MLDI) dhe Komiteti i Raportuesve për Liri të Shtypit – Reporters Comittee for Freedom of the Press (RCFP).

Arsyeja për iniciativën janë trysnitë ndaj personave që punojnë në fushën e verifikimit të fakteve.

“Verifikuesit e fakteve nëpër tërë botën janë nën kërcënim. Ne u ndihmojmë me ndihmë juridike, që të mund të vazhdojnë ta kryejnë këtë punë të rëndësishme. Iniciativa për mbështetje juridike të verifikuesve të fakteve i lidh verifikuesit me avokatët që punojnë “pro bono” (pa paguar”, u ndihmojnë t’i mbulojnë harxhimet juridike dhe përgatit doracak për çështjet financiare dhe të tjera me të cilat verifikuesit e fakteve duhet që të njoftohen”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button