Mjekja e Trajkovskit e bindi gjykatën se Trajkovski është i sëmurë, “TNT”, sërish u anulua

Neuropsikiatri, Viktorija Vujiq, prapa dyerve të mbyllurave, në seancën e sotme gjyqësore për “TNT”, e ka sqaruar gjendjen shëndetësore të Toni Trajkovskit, pasi që ajo i ka dhënë pushim mjekësor, njofton Portalb.mk.

Opinioni nuk mund ta ndjekë sqarimin e mjekes, për shkak të ruajtjes së privatësisë së pacientit të tij.

Trajkovski nuk është paraqitur në gjykatë, ndërkaq avokati i tij, Jovica Strashevski theksoi se ka marrë njoftim se më 15 janar, pas seancës së fundit ka qenë në mjek dhe ka njoftim se nuk mundet të marrë pjesë në seancë gjyqësore.

Ndryshe, Vujoviqi nuk do ta ketë për herë të parë ta sqarojë diagnozën e të akuzuarit, ajo gjithashtu i ka shkruar diagnozë edhe një ish funksionarit të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Më 19 janar të vitit 2005, pas dëgjimit nga palët në Gjykatën penale, i akuzuari i atëhershëm i Fondit të Shëndetësor, Vojo Mihajllovski nga VMRO-DPMNE, shpëtoi nga paraburgimi. Por edhe i zvarriti seancat gjyqësore për një sërë keqpërdorimesh që i ka kryer si drejtor në këtë institucion të shtetit, me të cilat shteti ishte dëmtuar disa qindra mijëra euro.

Vujoviq atëherë i ka bindur gjykatësit se Mihajllovski ka qenë i sëmurë nga sëmundje psikike për shkak të cilës ka qenë në pushim mjekësore prej 1 muajve, transmeton SDK.

Mihajllovski në vitin 2009 u dënua me 4 vjet burg për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar si drejtor i Fondit në kohën kur kryeministër ishte Lubço Georgievski. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Trajkovskit fillimisht i ka dhënë pushim mjekësor prej 15 ditësh. Diagnoza nuk është kumtuar, vetëm avokati Jovica Strashevski tha se e ka si pasojë nga sulmi fizik që ndodhi në fund të dhjetorit të vitit 2019-të nga disa sulmues të panjohur.

Me ndërrimin e avokatit maqedonas me avokat shqiptar, i cili kërkonte përkthim të tërë lëndës “TNT” në shqip, me mosardhjen në gjykatë pa sulmit fizik të Trajkovskit dhe tani me pasojat psikike nga sulmi fizik nga persona të panjohur, të akuzuarit dhe avokatët jo vetëm që arritën që ta kthejnë gjykimin nga e para, por ta rëndojnë edhe fillimin e rigjykimit.

Rasti TNT

 vitin 2011, afaristi Fiat Canoski doli nga koalicioni me partinë e atëhershme në pushtet, VMRO-DPMNE, gjegjësisht në kohën kur kryeministër i vendit ishte Nikolla Gruevski.

Pas daljes nga koalicioni, autoritetet e shtetit nën akuzën për parregullsi gjatë ndërtimit, ia prishën Canoskit kompleksin banesor “Kosmos”.

Canoski akuzonte për hakmarrje, ndërkaq autoritetet mbetën në qëndrimin se kompleksi është prishur për shkak të parregullsive.

Megjithatë, në vitin 2015-të, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, aso kohe në opozitë, filloi të publikojë “bomba“, gjegjësisht materiale të përgjuara të cilat i kishte marrë nga Shërbimi Sekret i RMV-së, dhe në të cilat dëgjoheshin krimet e pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

Në disa përgjime të publikuara nga Zaev, dëgjohet ish kryeministri Gruevski duke duke i thënë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

Prokuroria Speciale ngriti akuzë në vitin 2016-të kundër Gruevskit, Janakieskit, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në vitin 2016-të për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit për arsye politike. Procesi gjyqësor filloi në vitin 2017-të.

Në fund të vitit 2020, në kohë kur pritej që të ketë aktgjykim, pas shumë përpjekjeve, mbrojtja arriti sukses duke e rikthyer gjykimin nga e para për shkak se njëra anëtare e porotës dha dorëheqje.

Dyshohet se dorëheqja e anëtares së porotës ka ardhur si rezultat i trysnive nga mbrojtja.

Edhe pse është kthyer nga e para, gjykimi vazhdon të zvarritet, gjegjësisht ende nuk ka rifilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button