ANALIZË: Si i mbushën dhe i harxhuan buxhetet kryetarët e komunave në RMV?

As nuk kanë arritën t’i mbledhin të ardhurat e planifikuara, e as nuk kanë arritën t’i realizojnë plotësisht shpenzimet e planifikuara. Viti 2019, ishte një vit tjetër fiskal për komunat në vend ku buxhetet e planifikuara nuk u realizuan plotësisht. Vitin e kaluar, sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, realizimi i të ardhurave totale të të gjitha buxheteve komunale ishte në vlerë 603.2 milion euro në vend të 734.5 milion eurove të planifikuara, kurse shpenzimet totale nga të gjitha autoritetet vendore ishin 585.2 milion euro ose 18 milion euro më pak se sa ishte planifikuar, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Dështim në mbledhjen e të ardhurave…

Shumica e komunave në vend nuk arritën t’i mbledhin të ardhurat e planifikuara sipas buxhetit në arkat komunale. Ky dështim, ka të bëjë kryesisht me të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat, tatimi në pronë, tatimi mbi fitim, gjobat dhe taksat. Në disa komuna sasia e tatimit të mbledhur është dy ose tre herë më e ulët se sa ishte planifikuar. Komuna e Haraqinës për shembull ka planifikuar të mbledh 65.000 euro nga tatimi në pronë, kurse ka grumbulluar dy herë  më pak, pra 35.000 euro. Mos realizimi i konsiderueshëm është gjithashtu i pranishëm në tatimin mbi të ardhurat, tatimi mbi fitimet dhe fitimet kapitale, në vend të 24.400 eurove, kanë arkëtuar 10.700 euro.

Një nga komunat më të mëdha në vend, ajo e Manastirit ka planifikuar të ardhura totale prej 33.1 milion euro dhe ka grumbulluar 25 milion euro. Komuna e Manastirit ka tejkaluar planin e mbledhjes së të ardhurave tatimore, por ka dështuar në të ardhurat tatimore dhe lejet e veprimtarisë, gjobat dhe taksa të tjera, si dhe kompensimet. Komuna e Velesit, e cila ishte një nga komunat me më shumë detyrime në vitin 2019, nuk arriti t’i grumbullojë të ardhurat e planifikuara, duke e mbyllur kështu vitin me të ardhura totale  prej 12.6 milion euro, ku dështoi të mbledh tatimin mbi të ardhurat, fitim dhe fitimet kapitale dhe taksat mbi shërbimet specifike, ndërsa ka tejkaluar grumbullimin e ardhurave të planifikuara për tatimin në pronë. Komuna e Velesit ka mbledhur dy herë më pak para nga taksat dhe kompensimet.

Dështim në mbledhjen e të ardhurave nga taksat ka edhe në buxhetet e Vinicës, Dibrës, Zhelinës, Likovës, Resnjës, Sopishtes, Studeniçanit, Shtipit.

Por, ka komuna që kanë arritur dhe madje kanë tejkaluar planin, ku të ardhurat tatimore konsiderohen si bartës të pushtetit lokal në qoftë se ju përjashtohen transferet që ata marrin nga niveli qendror. Komuna e Gostivarit ka planifikuar të hyra totale prej 16.7 milion euro dhe ka grumbulluar 16.4 milion euro në arkat komunale, por kjo komunë arriti të tejkalojë pozicionet e planifikuara të të ardhurave në tatimin e të ardhurave, tatimin e fitimit, fitimeve kapitale dhe tatimit të pasurisë , por ka një rënie të taksës për shërbime, taksa dhe kompensime. Më shumë para se sa ishte planifikuar në bazë të tatimeve janë mbledhur në arkat komunës së Kavadarit, buxheti i përgjithshëm i planifikuar ishte 16.1 milion, dhe janë realizuar të ardhura prej 13 milion euro. Më shumë tatime sesa ishte planifikuar u mblodhën në Makedonska Kamenicë, Vallandovë, Gjevgjeli, Ohër, Prilep, Kërçovë.

Përveç komunave, Qyteti i Shkupit nuk arriti të mbledhë të ardhurat e planifikuara në vitin 2019 dhe t’i shpenzojë mjetet e planifikuara. Vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit planifikoi të ardhura prej 106.5 milion euro dhe mblodhi 93 milion euro, me çka dështimin në mbledhjen e të ardhurave ka tek tatimet për shërbime specifike, taksa dhe leje për kryerjen e aktiviteteve, taksa tjera dhe kompensime, nga shitja e tokës; ndërsa tejkalim të të ardhurave të planifikuara ka nga tatimi në pronë dhe tejkalim  më domethënës ka nga të ardhurat nga shitja e pasurive kapitale.

Shpenzimet – disa komuna kanë blerë automjete të reja, kurse të tjerat nuk kanë shpenzuar as edhe një qindarkë …

Në 2019 vit, shpenzimet e përgjithshme nga të gjitha buxhetet komunale, duke përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ishin realizuar në 79.6% në krahasim me planin. Të gjitha komunat “me rezervë” i kanë shpenzuar paratë, por dështim të dukshëm të shpenzimeve ka tek zërat për investime kapitale për ndërtimin e ndërtesave. Mjetet e planifikuara në përgjithësi për të paguar pagat, shtesat dhe kontributet janë brenda kufijve të planifikuar, por disa komuna kanë “shtrënguar rripat e tyre” në shpenzimin e parave për automjete dhe blerjen e mobiljeve.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar më shumë komuna blenë automjete të reja, dhe një pjesë e flotës ishte gjithashtu për nevoja të ndërmarrjeve publike vendore. Kështu, sipas të dhënave, shpenzimet për automjete të reja janë raportuar nga komuna e Berovës, e cila ka shpenzuar 24.400 euro, Manastiri ka shpenzuar vetëm 16.000 euro dhe ka planifikuar 1.4 milion euro, komuna e Vasilevës ka shpenzuar 7.700 euro, komuna e Gostivarit 57.000 euro, Dibra 27.000 euro, në Dellçevë janë shpenzuar 16.200 euro, Demir Kapija ka shpenzuar 259.000 euro për prokurimin e automjeteve, Kërçova 33.500 euro, Kumanova ka shpenzuar 15.300 euro, Komuna e Ohrit 523.000 euro, Prilepi 10.000 euro, Radovishi 37.000 euro, Shtipi 35.100 euro, komuna e Butelit ka shpenzuar gati 120.000 euro, Karposhi 15.000 euro, Kisela Voda afro 18.000 euro, komuna e Sarajit afro 51.000 euro, Çairi 15.600 euro, si dhe komuna Qendër 13.000 euro.

Komunat e Bogovinës, Bosillovës, Debarcës, Likovës, Tetovës, planifikuan buxhet për automjete të reja, por nuk e realizuan këtë shpenzim.

Velesi, Vinica, Vrapçishti, Gjevgjelia, Gradskoja, Dojrani, Ilindeni, Kavadari, Koçana, Kratova, Struga, Tearca, Aerodromi dhe të tjerët nuk kanë planifikuar apo nuk kanë shpenzuar fonde buxhetore për blerjen e automjeteve.

Në vitin 2019, Qyteti i Shkupit pothuajse plotësisht e përmbushi planin e tij të shpenzimeve për blerjen e automjeteve, për të cilat buxheti i qytetit shpenzoi 1.3 milion euro. Që nga viti i kaluar, me miratimin e një legjislacioni të ri, qeveria u ka lejuar autoriteteve komunale një kufi më të madh të rritjes së buxhetit sesa vitet e kaluara, duke lëvizur kufirin nga 10% në 30%. Kjo zgjidhje erdhi pasi qeveria qendrore me dhjetëra miliona euro vendosi të mbushë gropat financiare të komunave të krijuara vitet e fundit për shkak të një numri faktorësh, duke përfshirë decentralizimin dhe shpenzimin jo-ekonomik dhe jo-transparent të parave të qytetarëve në nivel lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button