U promovuan 13 automjete për nevojat e poliklinikave të Shkupit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorët e Shtëpisë së Shëndetit, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka, sot kanë marrë pjesë në promovimin e 13 automjeteve për nevojat e poliklinikave të Shkupit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

“10 automjetet janë për nevojat e njësisë për mjekim shtëpiak, ndërkaq të tjerat për transportim të përditshëm të materialeve në njësitë e punës në Shtëpinë e Shëndetit”, theksoi ministri Filipçe.

Me automjetet e reja duhet ndjeshëm që të përforcohen kapacitetet e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup. Shërbimi për Urgjencë Mjekësore me mjekim shtëpiak dhe ndihmë urgjente stomatologjike ndihmon mbrojtje shëndetësore 24-orëshe, por edhe të vetme për qytetin e Shkupit dhe vendbanimet përreth.

“Ndjeshëm I përmirësojmë kushtet për punë me automjetet e reja. Me mbështetje të Komunës së Gazi Babës dhe kryetarit Boris Georgievski, Ndihma E Shpejtë ka marrë donacion edhe dy automjete special për nevoja mjekësore nga ana e Çekisë si dhënës I donacionit”, deklaroi drejtori Isjanovski.

Përndryshe, të dhënat treguan se RMV-ja ka autoambulancat të vjetra prej më shumë se 1 dekadë, e ndërkaq ekspertët e konsultuar nga Portalb.mk, të cilët më parë janë marrë me servisimin e veturave të autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, kanë vlerësuar se kriter i ndërrimit dhe servisimit të autoambulancave duhet të jetë përdorimi i veturave dhe kilometrazhi i kaluar. U kërkua që të ketë rregullore të veçantë për servisim dhe ndërrim të autoambulancave. Sipas të njëjtit, një autoambulancë e Ndihmës së Shpejtë nuk duhet të ketë më shumë se 10 vjet përdorim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button