Administratorët në RMV javën e ardhshme do të marrin marrëveshje kolektive

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të Qytetarëve, Pece Grujovski, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për administratën, ka theksuar se  vlerëson që kanë bërë marrëveshje kolektive solide që duhet të nënshkruhet deri në fund të kësaj jave, njofton Portalb.mk.

“Bisedimet për marrëveshjen kolektive për administratën publike me të vërtetë kanë zgjatur pak si gjatë. Arsye kanë qenë disa barriera të caktuara, se nuk munden administratorët të kenë më shumë të drejta pasi që u është ngjitur etiketa se administrata është joefikase, nuk punon, që është absolutisht e pavërtetë”, tha Grujovski.

Ai ka theksuar se administrata publike edhe para edhe pas zgjedhjeve është në goditje të partive, për çka rëndë është të luftohet për të drejta.

“Nuk mundet të gjeneralizohet – “administrata publike nuk punon, nuk është efikase”. Si të gjithë të punësuarit në veprimtari tjera, gjithkund ka prej atyre që punojnë dhe nuk punojnë. Ka udhëheqës të cilët duhet t’i sanksionojnë punëtorët që nuk punojnë dhe t’i shpërblejnë punëtorët e mirë”, theksoi kryetari i Sindikatës.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar do të sigurohen të drejta përkatëse për administratën publike, por kuptohet edhe obligime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button