Një person është lënduar rëndë pas një zënke në Tetovë

Tridhjetë e pesë vjeçari nga Tetova është lënduar me objekt të mprehtë nga bashkëqytetari dy vjet më i vjetër, pas një zënke, në rrugën “Marshall Tito” në afërsi të tregut të qytetit.

Për shkak të lëndimeve të rënda, A.L.(35) nga spitali i Tetovës është transferuar në spitalin e Shkupit.

“Në SPB Tetovë në orën 17:20 është lajmëruar që A.L.(35) pas zënkës me A.P.(37) është lënduar me objekt të mprehtë dhe ka marrë plagë në këmbën e majtë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të qytetit. Personi A.P. më pas është arratisur. Ekipi i SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes dhe është në kërkim të A.P. dhe në zbardhen e motivit të zënkës dhe plagosjes”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button