Drejtori i “Drisllës” Goran Angellov ka importuar mbeturina të rrezikshme nga Italia në Bullgari

Drejtori i Deponisë “Drislla” Goran Angellov përmes kompanisë së tij në Bullgari “Blacion” OOD ka importuar 25 kontejnerë të mbeturinave të rrezikshme nga Italia, raportojnë media bullgare.

Angelov është drejtori i deponisë “Drisla” ku është caktuar nga ndërmarrja italiane “FCL Ambiente” dhe e ka kryer këtë detyrë në kohën kur deponia ishte nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit nën mandatin e ish-kryetarit Koce Trajanovski. Angellov ishte një nga anëtarët e VMRO-DPMNE, i cili u paraqit në konventën e partisë për kryetar në zgjedhjet që u mbajtën në maj të vitit të kaluar.

Prokuroria Bullgare tashmë ka hapur hetim për importin e paligjshëm të mbeturinave nga Italia nga kompania “Blacion” OOD, në të cilën drejtor është Bllazhe Ignjatovski, i cili është gjithashtu një përfaqësues në Kuvendin e ksionarëve të deponisë “Drisla”. Ndërkohë Angellov, është pronar i 15% të firmës bullgare.

Mbeturinat kanë mbërritën me anije në portin e Burgasit më 5 shtator 2019, ndërsa janë zbuluar në qytetin e Lukovit. Mbeturinat i  ka dërguar kompania italiane “Dentiçe Pantelone”, e themeluar në vitin 1984 dhe është e specializuar për riciklim dhe përdorim të sërishëm, deponimin e mbeturinave të ngurta industriale dhe përpunim të plastikës.

Nga Prokuroria e Bullgarisë njoftuan se mbeturinat dallojnë nga ajo që është deklaruar në dokumentin doganor. Gazetarët nga Bullgaria, të cilët ishin në vendin ku gjendet deponia e mbeturinave raportojnë se në afërsi ndjehet erë e pakëndshme dhe e mprehtë që shkakton djegie të syve.

Drejtori i”Drsillës” Angelov, sot nuk ishte në dispozicion në celularin e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve të SAKAMDAKAZAM.MK për përfshirjen e tij në tregtinë e mbeturinave të rrezikshme dhe për të thënë nëse përmes kompanisë së tij bullgare ka transportuar edhe mbeturina të rrezikshme në “Drislla”.  Angelov ka deklaruar dje, për agjencinë shtetërore AIM, se ajo që u raportua në mediat bullgare nuk ishte e vërtetë dhe mohoi se si drejtor në “Drislla”, ai ka bashkëpunuar me kompaninë bullgare ku ai është pjesë e strukturës së pronarëve.

Drejtori i “Blacion”OOD, Bllazhe Ignjatovski, ndërkohë, ka deklaruar pr AIM se mbeturinat nga porti në Burgas është dashur të transferohen në termocentralin “Bobov Doll”, por pasi kanë mbërritur mbeturinat, TEC-it bullgar i ka skaduar dhe licenca për djegie të mbeturinave. Sipas Ignjatovskit, bëhej fjalë për plastikë dhe goma ndërsa ajo që u gjet – tekstil, dru, qelq, siç kanë theksuar nga  Prokuroria Bullgare, lejohet, ndërsa ekspertët do ta vërtetojnë këtë pasi të analizohen mbeturinat.

“Drislla” është ende në pronësi të firmës italiane FCL Ambiente, megjithëse Këshilli Bashkiak i Shkupit, me propozim të kryetarit Petre Shilegov, më 17 korrik 2019, vendosi ta kthejë atë në pronësi të Qytet. Por problemi u paraqit pasi Regjistri Qendror refuzoi që Drisla të shënohej në pronësi të Qytetit, pasi ligji nuk parashikonte që kompani private të shndërrohej në kompani publike. Pastaj, deputetët nga LSDM paraqitën në parlament iniciativë për ndryshim të Ligjit për ndërmarrje publike, me të cilin mundësohet transformimi i ndërmarrjeve private në ndërmarrje publike. Ndryshimet u miratuan më 28 dhjetor 2019, por megjithëse kanë kaluar 20 ditë prej atëherë, Qyteti i Shkupit është ende është në pritje të Regjistrit Qendror për të regjistruar deponinë në pronësi të Qytetit.

Më 10 janar të këtij viti, Prokuroria themelore publike (PThP) Shkup, duke vepruar në bazë të informacionit për djegie të paligjshme të mbeturinave mjekësore në deponinë “Drislla”, zbuloi se nuk kishte vend për ndërhyrje të prokurorisë publike, përkatësisht se deponia nuk ndot aq shumë për të pas ndjekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button