Ligji për lirinë fetare, Gjukanoviç nuk tërhiqet

Mali i Zi nuk do ta tërheqë ligjin për lirinë e fesë, thotë presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, në një intervistë ekskluzive për Tanjug. Gjukanoviç thekson se protestat masive ndaj këtij ligji, të cilat ai i sheh si thelbësisht politike, megjithëse të “maskuara” nën veshjen e klerit, me tipare të spikatura pro-serbe, nuk mund të kërcënojnë qeverinë ose politikat e ndjekura nga qeveria.

“Nëse do të mendonim se ligji duhej të tërhiqej, ne nuk do ta kishim miratuar. Të gjitha argumentet që kemi dëgjuar kundër këtij ligji, i kemi dëgjuar për katër vite me radhë“, thotë Gjukanoviç.

Kjo është një periudhë e rëndësishme e emancipimit të Malit të Zi, vëren ai, në të cilën duhet të krijohen të gjitha parakushtet institucionale për zhvillimin e mëtejshëm shtetëror dhe shpirtëror të shoqërisë malazeze, përfshirë këtu edhe rivendosjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Malazeze, transmeton Lexo.

I pyetur nga Tanjug – nëse nuk ka ndërmend të tërheqë ligjin, i cili ngjalli protesta dhe pakënaqësi të madhe te ndjekësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe serbët, të cilët e panë ligjin si mosrespektim të vullnetit të tyre, – çfarë lloj dialogu ofron qeveria malazeze, Gjukanoviç thotë: “Ne i nxisim ata të flasin për mënyrën e zbatimit të këtij ligji.”

Presidenti i Malit të Zi në intervistë ka renditur të gjitha arsyet historike, ligjore dhe politike që sipas tij i çuar autoritetet malazeze drejt një lëvizjeje të tillë dhe hodhi poshtë argumentet e kundërshtarëve të ligjit. Gjykanoviç thotë se ka shumë manipulime lidhur me këtë çështje, më kryesorja ajo sipas të cilës ky ligj legjitimoi synimin e shtetit për të konfiskuar pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi:

“Është një trillim brutal“, tha Gjukanoviç, duke thënë se prona e kishës sebr ka qenë në të vërtetë pronë e shtetit të Malit të Zi, dhe se u uzurpua nga 1986 deri në 2000. Gjukanoviç thotë se për këtë ka fakte të padiskutueshme historike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button