Kurgjë s’kam

Nuk kam gjë.

Veç liri, të kam dhe ty.

S’më duhet arka me flori

S’dua famë, as shtëpi

As varkë, as një ishull n’Oqeani.

Më thuaj një fjalë

Që s’ma thotë dot njeri.

Të jesh unë, të jem ti.

Dhe: le të krisë kiameti, që tani.

Ti je qenie për histori.

Sa keq: s’ka përhershmëri.

Iku, jeta! Ecim, bashkë, unë e ti

Ani, çdo sekond, një shekull: unë dhe ti.

I harroj shkronjat, s’kam fjalë, hiç fjali.

S’di gjë, veç heshtje.

Dhe, pak poezi.

Poezi nga Ali Pajaziti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button