Makron u evakuua nga teatri i Parisit pasi protestuesit tentuan të hyjnë brenda

Tridhjetë protestues u munduan të hyjnë në teatrin “Bufe di Nord” ku presidenti francez Emanuel Makron shikonte shfaqje. 

Por, ata ishin penguar nga policia, ndërsa Makron ishte evakuuar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Makron ka qenë duke e shikuar shfaqjen “La Mush” së bashku me bashkëshorten e tij. Prejse në Tuiter ishte paralajmëruar prania e Makronit, para teatrit arrinin  demonstrantët të cilët brohoritnin “Të gjithë së bashku, grevë e përgjithshme”.

Presidenti Makron e ndryshoi edhe programin e tij të punës që tu shmanget takimeve të padëshiruara me demonstrantët, ndërsa nga pallati Eliseut shpresojnë se nuk do të zgjasë shumë.

Ngjarja e fundit, dëshmon për radikalizim të demonstrantëve kundër reformave pensionale. Demonstrantët dje hynë në selinë e sindikatës së reformave CFDT, në shenjë proteste kundër pranimit  nga sindikata  të pensioneve me pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button