Banori nga Studeniçani i Shkupit u akuzua për plaçkitje të një automobili

Qytetari 47 vjeçar nga Studeniçani i Shkupit, sipas Prokurorisë themelore publike në Shkup, akuzohet për plaçkitje, transmeton Portalb.mk.

Ai kishte thyer dritaren e veturës BMW X6 në bulevardin “ASNOM” në Shkup, më 14 shkurt të vitit 2019.

“Prokurori publik i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale Shkup ta vazhdojë masën e  paraburgimit, posaçërisht sepse bëhet fjalë për person i cili edhe paraprakisht ka qenë i dënuar për vepër të njëjtë penale dhe kundër të cilit zhvillohen edhe procedura të tjera për vepra nga karakteri pronësor në rajonin e qytetit të Ohrit”, deklarojnë nga Prokuroria.

Ai dyshohet se ka marrë çantë në vlerë prej 3 mijë denare, laptop në vlerë prej 30 mijë denarë, dokumente personale si dhe 2 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button