Vazhdojnë trazirat në Vlorë, breshëri automatiku në drejtim të dy personave (VIDEO)

Dy persona janë  plagosur me breshëri automatiku në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Bashkimi” të Vlorës rreth orës 18:20, transmeton OraNews.

Sipas informacioneve, të plagosurit janë Roland Çepaj dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar  per plagosje në qershor të 2019.

Personat kanë qenë brenda një lokali, pranë rrugës Transballkanike, ndërsa mësohet se janë qëlluar nga një automjet.

Raportohet se atentatori ose atentatorët kanë ardhur nga rruga Transballkanike me një automjet, janë ndalur përpara lokalit, kanë qëndruar për pak minuta dhe me pas kane goditur me breshëri ne drejtim te dy personave.

Shënjestra Nikollaq Çepaj (Taullaraj)- 36-vjecari Nikollaq Çepaj (Taullaraj)  ishte martuar me motrën e Roland Çepajt. Ai dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit, ndërsa aksidentalisht u plagos edhe kunati. Taullaraj sapo kishte dalë nga burgu, pasi në qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’.

“Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Po sipas policisë, autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Në zonën ku ndodhi ngjarja është evidentuar një automjet “benz” i zi, i cili dyshohet se i përket autorëve.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe  arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një prej dëshmitarëve, në plagosjen e dyfishtë në Vlorë ka treguar momentet kur nipi i tij dhe personi tjetër janë qëlluar me armë zjarri.

Për gazetarët, ai ka treguar se dëgjoi ulërima dhe breshëri.

“Unë isha atje për të pirë një kafe. Dëgjova ulërima, breshëri, mendova se ishin fishekzjarrë. Ka punuar nga brenda makinës ai. Ndaloi pak ai dhe ja dha bababa. Rolandin e kisha djalë vëllai”, rrëfen dëshmitari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button