NBA: James i pandalshëm kundër Houstonit

Pas disfatës befasuese ndaj Memphis Grizzlies, kampioni aktual Miami Heat, shënoi fitore me rezultat 113:110 në Houston ndaj Rockets.

Lider i padiskutueshëm i Miamit ishte LeBron James, i cili e përfundoi ndeshjen me double-double, 38 pikë, 10 kërcime e 6 asistime. Chris Bosh kontribuoi 24 pikë e 10 kërcime, ndërsa Dwayne Wade me 19 pikë, 6 kërcime e 7 asistime.

Te Houston më të mirët ishin, Chandler Persons që shënoi rekord personal prej 25 pikësh, ndërsa James Harden shënoi 22 pikë të tjera.

Nga ndeshjet tjera, Boston Celtics ka shënuar në udhëtim te Chicago Bulls me rezultat 101:95. Rajon Rondos i mungoi vetëm edhe një kërcim për të arritur shifrat magjike prej triple-double, ngase ndeshjen e përfundoi me 20 pikë, 10 asistime dhe 9 kërcime. Ndihmë të madhe pati edhe nga Brandon Bass dhe Kevin Garnett që i shtuan nga 16 respektivisht 15 pikë.

Te Chicago më të mirët ishin Luol Deng me 26 pikë e 11 kërcime dhe Joakim Noah me 17 pikë e 11 kërcime. Lojë të mirë shfaqi edhe Carlos Boozer i shënoi 15 pikë por vetëm 5 kërcime.

Rezultatet e plota të ndeshjeve:

Phoenix – Denver 110:100
Philadelphia – Milwaukee 96:105
Toronto – Utah 133:140, vazhdime
Detroit – Oklahoma City 90:92
Chicago – Boston 95:101
Houston – Miami 110:113
Dallas – Minnesota 82:90
Portland – Atlanta 87:95

Lajme të ngjashme

Back to top button