Pas 11 vitesh në arrati, u arrestua Idriz Rustemi, grabitësi i Pro Credit Bank

Personi I.R. (34) një nga të dyshuarit në grabitjen e ProCredit Bank, për të cilin ka pas urdhër arrest, është arrestuar dje në Tetovë në Palma Mall, në restorantin Empirium dhe më pastaj u mbajt në Stacionin Policor në Tetovë, prej ku është transferuar në Stacionin Policor Kisella Vodë e pastaj në burgun  e Idrizovës, raporton “Kurir“.

Ai është i dënuar me tetë vjet burg për grabitje të armatosur në Shkup në vitin 2009. Ai u kap nga njësiti tigrat në Tetovë, pas njoftimit paraprak. Idriz Rustemi, (IR) është një nga grabitësit e ProCredit Bank që ndodhi në prill 2009. Atëherë nga dega e ProCredit Bank u vodhën rreth 50.000 euro dhe tre policë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit me kallashnikov.

Gjatë grabitjes, më 10 Prill 2009, u plagosën edhe disa qytetarë të cilët, në kohën kur grabitësit e kanë kryer grabitjen e armatosur, kishin qenë në ambientet e bankës në qendër të Shkupit.

Gjykata penale e dënoi Florim Malokun, nga Kosovës, me tetë vjet burg në shkurt 2010, i cili ishte i akuzuari kryesor për grabitje të Bankës Prokredit në qendër të Shkupit. Me dënim të njëjtë u dënua edhe Idriz Rustemi dhe Avdil Tahiri të cilët u gjykuan në mungesë, ndërsa Bislim Tahiri u dënua me pesë vjet burg për ndihmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button