Skandal në Federatën e futbollit, dyshohet kontabilistja për keqpërdorimin e milionave

Federerata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut (FFMV) tashmë një kohë përflitet për një mega-skandal korrupsioni, por akoma nuk ka epilog, transmeton Portalb.mk.

Kontabilistja e Federatës, Olgica Mladenovska, dyshohet se me vjet ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke përfituar shumë para nga FIFA dhe UEFA, udhëheqje të raporteve financiare të dyfishta, koketim me firmat që kanë dhënë oferta të ndryshme në FFM, me të cilët e ka ndarë fitimin. Ajo dyshohet se vetëm dy vjetët e fundit e ka dëmtuar buxhetin për miliona euro.

Mladenovska është e njohur për jetën e saj luksose, duke aluduar kolegët në keqpërdorimet që i ka bërë. Për këtë arsye, Federata ka ngritur kallëzim penal kundër saj.

“Më 9 tetor të vitit 2019, kemi paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë publike. Kjo është mënyra si FFM ka reaguar prej momentit kur ka vërejtur dyshimet në punën e saj. Fillimisht u pezullua nga puna, pastaj mori vendim për shkarkim”, deklaroi zëdhënësi I FFM-së, Zlatko Andonovski.

Ai theksoi se janë informuar në lidhje me rastin edhe dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA, të cilat kanë rekomanduar që të zbardhet rasti.

Gjithashtu edhe institucionet vendore, si Prokuroria publike dhe Policia financiare janë në rrjedha me problemet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button