Mourinhos s’po i ecën mbarë me Tottenhamin

Ka përfunduar ndeshja hapëse e kësaj jave në Premier Ligë mes Watfordit dhe Tottenhamit, trasnmeton Koha.net.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk ka arritur të fitojë tre pikë, në një udhëtim i vështirë tek Watfordi, pasi ndeshja përfundoi pa gola 0:0, shkruan ksp.

Watfordi kishte rastin më të mirë për të shënuar fitoren në minutën e 78-të të ndeshjes me anë të penaltisë, por ishte Deeney ai i cili nuk arriti ta mposhtë gardianin e Tottenhamit nga pika e bardhë e penalltisë.

Tottenhami me këtë barazim renditet në pozitën e tetë me 30 pikë të grumbulluara ndërsa Watfordi mbetet në pozitën e 17-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button