FSHF fitoi betejën në FIFA, i merr Zvicrës sulmuesin

Florian Kamberi do të jetë një futbollist i Kombëtares shqiptare, transmeton OraNews.

Të paktën këtë pohojnë burime nga Federata Shqiptare e Futbollit, që zbulojnë se kanë marrë dritën jeshile nga FIFA për të përfshirë Kamberin në ekipin kombëtar kuqezi.

Sulmuesi i Hibernian në Premier League skoceze ishte një prej risive të trajnerit, Edi Reja. Por fakti që nuk mori leje nga Zvicra, pasi më parë 21-vjeçari ka qënë pjesë e kombëtares të Helvetëve nuk iu dha mundësia për minuta në këmbë me kuqezinjve.

Ndërkohë që tashmë, çështja është zgjidhur dhe që prej ndeshjes së ardhshme të Shqipërisë, tekniku Reja mund të bazohet edhe te talenti dhe forca e Kamberit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button