U skuq lumi Serava në Shkup, reaguan qytetarët

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM) së bashku me inspektorin e autorizuar të mjedisit nga Komuna e Kraposhti, kanë kryer inspektime në rrjedhën e lumit Serava, pas reagimeve të qytetarëve të Karposhit, transmeton Portalb.mk.

“Sot, në orët e mengjesit banorët e Komunës së Karposhit kanë raportuar ndotje në lumin Seravë”, theksojnë nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor (MMPH).

Nga MMPH-ja deklarojnë se do të kryhen analiza për përbërjen e ujit dhe do të publikojnë raport. Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të paraqesin rastet e tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button