PDK e demantoi lajmin për takime të Veselit me kryetarët e disa partive

“PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar Veseli më 6 tetor 2019”.

Pas publikimit të lajmit se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, PDK ka lëshuar një komunikatë ku e ka demantuar lajmin në fjalë.

PDK e ka quajtur të pavërtetë dhe spekulim lajmin se Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar, njofton Klan Kosova.

“Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar Veseli më 6 tetor 2019”.

“Çfarëdo vonese në krijimin e Qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button