Arkitektët kërkojnë të shpallet konkurs për hapësirën “Treska” në Shkup, pasi e kuptuan që plani parasheh ndërtesa

Të shpallet konkurs për atë çfarë përmbajtje do të parashihen me Planin e Detajuar Urbanistik (PDU) të ri për hapësirën e ish fabrikës “Treska” në Komunën Qendër. Ish kryetarja e Shoqatës së arkitektëve të Maqedonisë Danica Pavllovska-Cigi, në emër të më shumë profesorëve, arkitektëve anëtarë të Asociacionit të arkitektëve të Maqedonisë, Akademisë së arkitektëve, Odës së arkitektëve të autorizuar si dhe shoqatave qytetare “Shëndet para profitit në Qendër”, “O2 koalicioni” dhe “Transparenca Maqedoni”, parashtroi iniciativë në Komunën Qendër për shpallje të Konkursit arkitektonik urbanistik për lokacionin e fabrikës “Treska”, transmeton SDK.

Kjo iniciativë rezulton pasi në publik filloi të flitet që me planin e ri “Bunjakovec 2”, i cili për momentin po përgatitet në kuadër të moratoriumit, kurse në të cilin bën pjesë edhe hapësira e fabrikës, parashihen ndërtesa të reja në qendër të qytetit.

“Këtë iniciativë qytetare e parashtrojmë me besim në krijim të vizionit të ri urbanistik për lokacionin e fabrikës ‘Treska’ që konkretisht nënkupton parashikim, organizim dhe zbatim të konkursi arkitektonik urbanistik me detyrë përkatëse programore. Bindja jonë e thellë në suksesin e institucionit konkurs është e pakontestueshme, kurse argumentimi i konkursit si proces garues demokratik është i kontrolluar. Një hap i tillë sugjeron veprim racional, paraqet garanci për mnë shumë ide dhe për parësi të dukshme, ndërsa që është veçanërisht e rëndësishme, në mënyrë pozitive do ta shënojë kohën në të cilën jetojmë”, thuhet në iniciativën qytetare që dje iu dërgua kryetarit të komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.

Kryetari i komunës Bogdanoviq thotë që ende nuk e ka parë iniciativën e cila dje është dorëzuar në arkivin e komunës, por është i hapur të bisedojë për çfarëdo propozimi me publikun e ekspertëve dhe me propozuesit e kësaj nisme.

“Duhet të kihet parasysh që ne tashmë kemi zgjedhur firmë e cila e bën planin e ri për këtë pjesë. Pavarësisht, javën e ardhshme, do t’i ftoj në takim parashtruesit e iniciativës për të diskutuar për këtë çështje dhe të gjejmë zgjidhje”, thotë Bogdanoviq.

Kryetari i komunës Bogdanoviq nuk thotë sa ndërtesa do të ketë në këtë hapësirë për shkak se plani ende është në përpunim, ndërsa kjo do të bëhet e ditur kur ai të jetë gati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button