Prokurorët që hetuan Bill Clintonin do ta mbrojnë Trumpin kundër shkarkimit

Ekipi ligjor i Presidentit Donald Trump do të përfshijë ish-profesorin e së drejtës të universitetit Harvard Alan Dershowitz dhe Ken Starr, ish-këshilltarin e pavarur që drejtoi hetimin e çështjes “Whitewater” ndaj Presidentin Bill Clinton. Hetimet u përqëndruan në investime në fushën e pasurive të paluajtshme të Bill e Hillary Clinton-it si dhe bashkëpunëtorëve të tyre, shkruan VOA.

Sipas agjencisë “Associated Press” e cila i referohej një burimi që kishte informacion mbi këtë çështje ekipi ligjor i Presidentit Trump do të përfshijë gjithashtu dhe ish-Prokuroren e Përgjithshme të Floridës dhe aleaten e zotit Trump, Pam Bondi.

Zoti Dershowitz e konfirmoi rolin e tij në një seri postimesh në twitter të premten. Ai shkruante se “do të paraqesë gjatë gjyqit në Senat argumente kushtetuese kundër fajësimit të Presidentit dhe largimit të tij nga detyra”.

Ndërsa profesori Dershowitz nuk është i njëanshëm kur bëhet fjala për kushtetutën, ai e ka kundërshtuar ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Bill Clinton dhe ka votuar për Hillary Clintonin. Ai beson se çështja në fjalë shkon në zemër të Kushtetutës sonë të fortë”, shkruante ai në një tjetër tweet.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone dhe avokati personal i zotit Trump, Jay Sekulow, pritet të kenë rolet kryesore në ekipin e mbrojtjes. Anëtarë të tjerë të ekipit do të jenë Jane Raskin, i cili ishte pjesë e ekipit ligjor të presidentit gjatë hetimit mbi ndikimin e Rusisë në zgjedhje drejtuar nga ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller si dhe Robert Ray, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e hetimeve në kuadër të çështjes “Whitewater”.

Presidenti Trump akuzohet për abuzim me detyrën dhe pengimit të hetimeve të Kongresit.

Senati amerikan e nisi gjyqin ditën e enjte me betimin e senatorëve që do të shërbejnë në proces si gjykatës. Gjyqi nis ditën e martë të javës që vjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button