RMV, ndikimi politik dhe mosndëshkimi janë burimi kryesor i korrupsionit, thuhet në Strategjinë kombëtare

Prokurimet publike dhe punësimet në sektorin publik janë procese që krijojnë më së shumti rreziqe për korrupsion, në të gjithë sektorët e shoqërisë, ndërsa arsyet kryesore janë ndikimi i fortë politik në sektorin publik dhe mosndëshkimi i korrupsionit. Këto janë, shkurt, çështjet kryesore në të cilat është orientuar Strategjia kombëtare për parandalim të korrupsionit dhe konflikti i Interesit 2020-2024, që Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KShPK) e miratoi sot në seancën e 25-të, me plan aksionar për zbatimin e strategjisë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Si arsye për sjellje korruptive në këto fusha kemi identifikuar se faktorët më të mëdhenj të rrezikut janë ndikimi politik, mungesa e integritetit personal dhe institucional, transparenca e pamjaftueshme, mungesa e ndëshkimit dhe legjislacion i padefinuar deri në fund”, tha kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.

Strategjinë duhet ta zbatojnë të gjitha institucionet shtetërore së bashku, por duhet të përfshihen edhe mediat dhe shoqëria civile.
Ajo synon të rrisë përgjegjshmërinë politike, t’i detyrojë politikanët që me ndërgjegje të menaxhojnë ndikimin e tyre në sektorin publik dhe të mos ndikojnë në punën e organeve të pavarura dhe procedurat e rregulluara me ligj. Qëllimet e strategjisë janë gjithashtu, forcimi i integritetit dhe përgjegjshmërisë në sektorin publik, i cili kompetencat e veta duhet t’i zbatojë në një mënyrë ligjore, transparente, etike, ekonomike, përgjegjëse dhe efektive.

Zbatimi i strategjisë duhet të sigurojë integritet dhe transparencë gjatë punësimit dhe politikat për kuadrot në sektorin publik, në bazë të një sistemi vlerash dhe kriteresh për cilësi dhe të forcojë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe kontrollit.

Një nga qëllimet e dokumentit është edhe digjitalizimi në të gjithë sektorët e shërbimit publik. Për më tepër, strategjia duhet të rezultojë me ulje të korrupsionit në prokurimet publike dhe në procesin e dhënies së granteve, subvencioneve dhe ndihmave të tjera shtetërore, të forcojë kapacitetet dhe angazhimin organeve për zbatimit të ligjit, prokurorisë dhe gjyqësorit në zbulimin dhe sanksionimin e korrupsionit dhe t’i bëjnë ata më rezistues ndaj korrupsionit.

Qëllimet strategjike në luftën kundër korrupsionit janë gjithashtu mbështetje e transparencës dhe integritetit në sektorin privat, ndërsa shteti gjithashtu duhet të rrisë vetëdijen e publikut, të zhvillojë edukim kundër korrupsionit, por edhe të përfshijë shoqërinë civile dhe mediat në luftën kundër korrupsionit në shoqëri dhe të ndërtojë integritet personal dhe profesional, edhe në mesin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button