U miratuan ndryshimet e Ligjit për shërbim në Armatën e RMV-së, këta janë ndryshimet

Në Seancën e 126-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 63 vota ‘për’ kaloi Ligji për shërbim në Armatën e RMV-së, ligj që duhet të hyjë në fuqi në muajin mars, transmeton Portalb.mk.

“Hyra në Ministrinë e Mbrojtjes për të arritur dy qëllime të mëdha, njëri është anëtarësimi në NATO, ndërsa i dyti është të tregojmë se armata mund të jetë e çmuar, respektuar, financuar dhe siguruar. Dhe kisha kënaqësinë që ligji i sotëm, i cili jam e bindur, sipas diskutimeve të komisioneve kuvendore, do ta ketë mbështetjen, do të mund të themi se këto dy qëllime janë arritur”, deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ajo theksoi se me këta ndryshime, do të kemi një armatë si vend anëtar i NATO-s.

“Me këto rregulla të reja do të kemi pjesëtarë më të kënaqur, por do të kemi mundësi edhe për freski në Armatë dhe kjo është gjithashtu punë e rëndësishme të cilën dëshirojmë ta arrijmë me ligj”, tha Shekerinska

Ndryshe, në tetor të vitit Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për shërbime në Armatë.

“Me ndryshimet mundësohet dhënie bursa të rinjve me qëllim të fitojë kuadro deficitare, si për shembull mjek dhe inxhinierë. Në këtë mënyrë të rinjtë do të kenë mbështetje në studime, ndërsa Armata do të mund mbështet me njohuritë e tyre pas përfundimit të fakultetit dhe në vazhdimësi do të mund të krijohen kuadro dhe i cili është i domosdoshëm pa të cilin nuk mund të funksionojë një armatë moderne e NATO-s”, pati deklaruar Shekerinska.

Ndryshimet planifikojnë ndihma prej 7 mijë denarë për sigurimin banesor, duke vazhduar me daljen në pension në moshën 55 vjeçare dhe me 40 vjet stazh me 80 për qind nga dhjetë vitet më të mira gjatë punës.

“Për herë të pari i vendosëm edhe njohuritë gjuhësore si një prej kushteve, posaçërisht për gradat më të larta të oficerëve”, tha Shekerinska.

Siç njoftojnë nga Qeveria, me ndryshime ligjore:

  • parashihet zgjerimi dhe risaktësimi i detyrave të cilat konsiderohen si detyra në ushtrimin e shërbimit në Armatë, në pajtim me nevojat dhe kërkesat e NATO-s , me të cilat rregullohet se si shërbim në Armatë vlerësohet edhe pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare, misionet dhe operacionet në Organizatës të Marrëveshjes veriatlantike – NATO.
  • rregullohet edhe e drejta e stazhit të sigurimit me rritjen e kohëzgjatjes për personelin e përgjithshëm aktiv ushtarak dhe civil i shërbimit të Armatës, si dhe mundësia për t’u dhënë bursa kuadrove për specializime kritike për nevojat e Armatës për të cilat ka mungesë.
  • vazhdohet kohëzgjatja e marrëveshjes të cilin Ministria e Mbrojtjes e lidh me ushtarët profesional, prej tre në katër vjet, për shkak sigurimit të plotësimit të komandave dhe njësive të Armatës, në pajtim me nevojat për menaxhimin e personelit, si dhe sigurimin e udhëheqjes optimale në karrierë gjatë ushtrimit të shërbimit në Armatë, me rregullimin e mënyrës së vlerësimit të personelit aktiv ushtarak dhe civil në shërbimin e Armatës, në pajtim me rregulloret e NATO-s për rregullimin e oficerëve dhe nënoficerëve në akt më të lartë të drejtpërdrejtë në pajtim me standardet e NATO-s.

LEXO: Ndryshimet e ligjit për shërbim në Armatë kaluan në seancë qeveritare
LEXO: Shekerinska raportoi për ndryshimet në Ligjin për shërbime në armatë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button