Ambasadori u shpreh optimist për marrjen e datës për anëtarësim e RMV-së në BE

Thomas Gerberih, ambasadori gjerman shprehet optimist për mundësinë që Maqedonia e Veriut të marrë përgjigje pozitive në rrugën eurointegruese para Samitit në Zagreb, transmeton Portalb.mk.

Samiti i BE-së në Zagreb pritet të mbahet në muajin maj të këtij viti, duke e marrë parasysh se Kroacia tashmë e ka marrë edhe kryesimin e BE-së.

“Qëndrimi në tërësi është pozitiv. Për momentin sipas meje, ka dukje të mira para samitit në Zagreb të fillohet me negociata integruese me Maqedoninë e Veriut. E japim mbështetjen tonë dhe mbetemi partnerë në kuadër të BE-së në këtë drejtim”, tha Gerberih.

Ambasadori shton edhe se, sipas tij, sjellja e ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë në dobi të fillimit të negociatave.

“Tani do të varet prej opozitës në Parlament dhe koalicionin qeveritar për të arritur pajtim dhe sipas mundësive shpejtë ta votojnë ligjin”, tha Gerberih.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button