Ruçi: BE të mos e shikojë Ballkanin si delja e zezë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ashpërsuar tonet ndaj vendeve kritike, të cilat kanë shprehur rezerva në hapjen e negociatave të integrimit në BE për vendet e rajonit, transmeton OraNews.

Madje ai nënvizon se Evropa është vend i bukur për të jetuar por mbetet ende kontinent i asimetrive dhe i paragjykimeve.

“Rajoni jonë është një rajon Europian dhe nuk ka pse të konsiderohet prej disa udhëheqësve si “Delja e Zezë” për të shtuar në familjen europiane”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjatë punimeve të Konferencës Parlamentare Rajonale për Integrim, Balla tha se unioni duhet të mbajë premtimet. Pa përdorur emra të shteteve ai paralajmëroi edhe një herë rrezikun nga influenca jo perëndimore.

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian është e vetmja alternativë për Rajonin tonë. E vetmja alternativë për paqen, bashkëpunimin dhe prosperioritetin e shoqërive tona. Nga ana jonë jemi duke punuar shumë për të mundësuar daljen nga sallja e pritjes për të vijuar rrugëtimin e gjatë në Bashkësinë e Vlerave, ideve dhe standarteve që ne aspirojmë”.

Ambasadori, Luigi Soreca e vendosi theksin tek detyrat dhe kushtet që vendet duhet të përmbushin për të qënë pjesë e familjes evropiane.

Luigi Soreca: “Ka detyra shtëpie për tu bërë, qeveritë duhet të punojnë për zbatimin e reformave sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe shtetit ligjor. Është një proces që kërkon vullnet politik dhe ju si parlamentar keni rol jetik. Parlamentarët janë gjithashtu simbol i dialogut. Dialogu është i rëndësishëm për një progresin e vendit dhe rajonit”.

Ambasadori, Soreca bëri të ditur se në fillim të muajit shkurt Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli viziton Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button