Spasovski-Bazdnikin: Të zhvillohet bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë

Oliver Spasovski, kryeministri teknik i RMV-së theksoi se raportet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Federatës rusë do të vazhdojnë të zhvillohen, transmeton Portalb.mk.

“Në takim kryeministri Spasovski i dhuroi letrën ambasadorit Bazdnikin, me përurimet deri tek kryeministri i ri i sapozgjedhur i Qeverisë së Federatës ruse, Mihail Mashustin, me dëshirat për sukses në kryerjen e detyrave dhe rezultateve pozitive që do të sjellin progres të gjithanshëm të Federatës ruse dhe për mirëqenien e popullit miqësor rus”, theksohet në kumtesën e Qeverisë, në lidhje me takimin ndërmjet Spasovskit dhe ambasadorit rus Sergej Bazdnikin.

Qeveria është e interesuar për vazhdimin e politikave dhe procese që thellojnë bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Federatës ruse.

Theks të veçantë është vendosur te bashkëpunimi tregtare-ekonomike dhe shkencore-teknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button