fbpx

Është arrestuar Emil Jakimovski, i cili i kërcënoi gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska

Emil Jakimovski, ish i punësuar në Regjistrin Qendror i cili vikendin e kaluar i kërcënoi dhe ofendoi gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska, është arrestuar dhe për momentin me atë po kryhet bisedë në stacionin policor, konfirmuan nga MPB për “Meta.mk”, njofton Portalb.mk.

Disa media publikuan se arrestimi është pas shumë paraqitjeve për dhunë familjare kundër tij, por edhe për shkak kërcënimeve kundër gazetareve.

Nga MPB tani për tani nuk dëshirojnë t’i komentojnë gjetjet e tilla dhe kanë paralajmëruar se së shpejti do të japin informata të detajuara.

Pasi që gazetaret alarmuan për ofendimet dhe kërcënimet, drejtoresha e Regjistrit Qendror, Marija BoshkovskaJankovski e ka përjashtuar nga puna Jakimovskin për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të marrëveshjes së tij për punë, sipas të cilave edhe pse i punësuari është dashur në mënyrë obligative ta ruajë reputacionin e punëdhënësit, megjithatë nuk e ka ruajtur.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button