Kjo është kthesa e papritur e Instagramit

Pasi për disa vite e kufizoi komunikimin në Instagram vetëm nga aplikacionet mobile, Instagram ka vendosur të hapet. Ditën e marte rrjeti social në pronësi të Facebook tha se është në proces testimi të mesazheve direkt në uebsajt, shkruan PCWorld Albanian.

Duke qenë se kompania po teston funksionin, ai mund të mos shfaqet për të gjithë njëherazi.

Kur të mbërrijë, do të shikoni një ikonë në formën e aeroplanit prej letre në cepin e djathtë lart të uebsajtit ku mund të lexoni dhe tu përgjigjeni mesazheve në iPhone dhe Android.

Lëvizja vjen ndërsa Facebook po përgatitet për të unifikuar platformat e komunikimit që ka në pronësi. Rrjeti social do të lejojë shkëmbimin e mesazheve mes Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

Ky projekt pritet të finalizohet në gjysmën e parë të 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button