Ukraina ftoi 6 vende të ndihmojnë hetimet për aeroplanin e rrëzuar

Ukraina ka kërkuar nga Kanadaja, Franca, Suedia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Irani që të caktojnë ekspertë, për të ndihmuar në hetimin e aeroplanit të rrëzuar më 8 janar në Teheran shkruan REL transmeton Portalb.mk.

Irani fillimisht e mohoi që forcat e tij e rrëzuan aeroplanin por ushtria e vendit më 11 janar pranoi se aeroplani ukrainas u qëllua “pa dashje” nga një raketë kundër-ajrore.

Në bordin e aeroplanit të rrëzuar, shumica e 176-të viktimave ishin shtetas iranianë dhe kanadezë, dhe një numër më i vogël ukrainasë, afganë, suedezë, britanikë dhe gjermanë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se kërkesa u dërgua si vazhdim i marrëveshjeve të arritura në Londër, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve, qytetarët e të cilave u vranë në incident.

Kërkesa e Ukrainës pason deklaratën e ministrit të Jashtëm kanadez, Francois-Philippe Champagne, i cili tha se vendi i tij, si dhe Afganistani, Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Ukraina po kërkojnë që Teherani të paguajë kompensim për familjet e viktimave të incidentit.

Përmes një deklaratë të përbashkët pas takimit në Londër, grupi i vendeve tha se Irani duhet të zhvillojë një “hetim të plotë, të pavarur dhe transparent ndërkombëtar”.

Aeroplani Boeing 737-800 u rrëzua disa minuta pasi u nis nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Teheranit.

Tragjedia ndodhi derisa forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi raketor balistik iranian – disa orë më parë – kundër forcave amerikane në Irak.

Incidenti me aeroplanin dhe mohimet e qeverisë, kanë zemëruar shumë iranianët, duke nxitur protesta kundër udhëheqjes së vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button