(Video) Messit i drejtohet kallashnikovi në fytyrë

Lionel Messi pati një situatë tejet të pakëndshme gjatë arritjes me reprezentacionin argjentinas në Arabinë Saudite, me ekipin nacional të së cilit sonte luajnë ndeshje miqësore.

Megaylli u prit me ushtarë, të cilët të armatosur deri në dhëmbë janë përgjegjës për sigurinë e sulmuesit të Barcelonës.

Por, lëvizja e pakujdesshme e njërit prej tyre e “nxori nga mendja” Messin, pasi tyta e “kallashnikovit” të tij përfundoi në fytyrën e yllit argjentinas.

Në situatën në fjalë nuk i zihet për të madhe Messit, pasi erdhi për ndeshje miqësore, ndërsa u prit nga ushtria me kallashnikov. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button