Razvigorov pohon, kurse nuk ka kontrolluar: Në Maqedoni nuk ka ligj për mbrojtje të nderit nacional maqedonas

intervistë  për agjencinë bullgare “Fokus”, Mihaill Razvigorov, nip i revolucionarit të njohur Mishe Razvigorov, duke diskutuar për gjendjen e bullgarëve në Maqedoninë e sotme ka thënë një të pavërtetë evidente – që në këtë vend ende është në fuqi “Ligji për mbrojtje të nderit nacional maqedonas”, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

„…Nuk është sekret që tashmë 75 vite censura për shpallje të bullgarllëkut është shumë e ashpër. Kjo rezulton nga Ligji për nderin nacional maqedonas, i cili faktikisht e kriminalizon fjalën bullgare dhe përmendjen e të njëjtit në kuptimin e përgjithshëm… Ai Ligj për nderin maqedonas e ndalon deklarimin dhe publikimin e rrënjëve bullgare. Ai ligj është në fuqi edhe në këtë moment”, thotë, ndër tjera Razvigorov.

Deklarata e tij se ai ligj është ende në fuqi është e pavërtetë. Mihaill Razvigorov nuk i ka verifikuar faktet dhe thotë gjëra që i nxjerr “nga truri i vogël”.

Se nuk ka ligj të atillë në fuqi tregon edhe Bozhidar Dimitrov, kundërshtari i njohur i identitetit nacional maqedonas, tashmë i ndjerë. Ai qysh në vitin 2009 flet para Komisionit për të drejtat e njeriut, konfesionet fetare, ankesat dhe peticionet e qytetarëve, pasi në parlamentin e Bullgarisë, iniciativë e pavarur qytetare “Vëllezërit bullgar, ne jemi me ju!” kishte parashtruar peticion kundër torturimit të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë. Ndër tjerash, Bozhidar Dimitrov në parlamentin e Bullgarisë thotë:

“Në Maqedoni ka pasur (dje jam interesuar posaçërisht për këtë deri kur ka qenë në fuqi – nga qershori i vitit 1945 deri në vitin 1991) Ligj për vetëdije nacionale maqedonase”.

Të njëjtin konstatim e thotë edhe shkrimtari maqedonas, bullgar për nga vetëdija, Mlladen Sërbinovskiintervistë për onlajn median “Zëri i Bullgarisë” më 14 gusht 2014. Në pyetjen “A është në Republikën e Maqedonisë ende në fuqi i ashtuquajturi Ligj për nderin nacional maqedonas?”, Sërbinovki përgjigjet vetëm me “jo”.

Përndryshe, punët në këtë aspekt fillojnë me Vendimin e KAÇKM-së për krijim të gjykatës për gjykim të shkeljeve kundër nderit nacional maqedonas nga 30 dhjetori 1994 dhe i cili më 16 prill 1945 është ndryshuar dhe plotësuar. Mirëpo me propozim të Qeverisë Popullore të Maqedonisë Demokratike federale, Kuvendi Popullor më 1 korrik 1945 voton Ligj (në faqen2) për shfuqizim të Vendimit të KAÇKM-së për nderin nacional maqedonas dhe ndryshimet e plotësimet e tij (të përmendur në fjalinë paraprake në tërësi), me të cilin anulohen të gjitha gjykatat për nderin nacional maqedonas dhe procedurat të cilat i kanë zbatuar ata do të zbatohen nga Gjykatat e Rregullta Popullore Qytetare ose ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button