Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për përmbarim, familjet sociale nuk do të paguajnë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përmbarim, të cilat i ka përgatitur Ministria e Drejtësisë. Ky është ndryshimi i dytë i ligjit, ndërkaq nga Ministria theksuan se ndryshimet janë në drejtim të ndërtimit të konceptit për përmbarim të drejtë dhe mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Me ndryshimet, plotësisht hiqet përmbarimi i detyrueshëm për qytetarët të cilët janë shfrytëzues të ndihmës minimale, të ardhurat e fëmijëve në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, por edhe të ardhurave për siguri sociale të personave të moshuar, në pajtueshmëri me dispozitat për siguri sociale të personave të moshuar.

“Ndryshimi i Ligjit për përmbarim është pasqyrë e nevojës reale për ndihmën dhe mbështetjen e kategorive të rrezikuara të qytetarëve të cilët përballen me probleme ekzistenciale. Grupet e prekura sociale, jo për faj të tyre, nuk kanë mundësi që t’i paguajnë borxhet pa iu rrezikuar ekzistenca – jo vetëm personale – por edhe e familjarëve të tyre”, thonë nga Ministria.

Me ndryshimet ligjore zvogëlohet vlera maksimale që mund të mbahet, gjegjësisht ndryshohet kufizimi i përmbarimit prej 1/3 në 1/5 e rrogës dhe pensionit për personat pranues të pagës mesatare dhe pensionit, kompensimit të harxhimeve me akomodim të personave dhe kompensim për kujdestar të familjes, por edhe të fëmijëve shfrytëzues të pensionit familjar.

Aplikimi i dispozitave ligjore vlen edhe për procedurat e filluara përmbaruese pasi që bëhet fjalë për ligj më të volitshëm për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button