Lideri suprem i Iranit do të udhëheqë faljen e xhumasë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të udhëheqë sot faljen e xhumasë në Teheren – për herë të parë në tetë vjet shkruan REL ndërsa transmeton Portalb.mk. 

Një veprim i tillë vjen në kohën kur Irani është përfshirë nga protestat anti-qeveritare, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas nga ushtria iraniane javën e kaluar.

Udhëheqja e Iranit është nën presion edhe për rënien e madhe ekonomike, për shkak të sanksioneve amerikane.

Të mërkurën presidenti i Iranit Hassan Rohani bëri thirrje për unitet kombëtar. Por ai po ashtu i bëri thirrje ushtrisë që të japë llogari të plotë për mënyrën se si e rrëzoi avionin.

Avioni i Ukrainës ka qenë duke udhëtuar nga Teherani për në Kiev dhe është rrëzuar menjëherë pas nisjes, më 8 janar të këtij viti.  Të 176 pasagjerët në bord kanë humbur jetën.

Autoritetet iraniane fillimisht e kanë mohuar përgjegjësinë, por pas rritjes së presionit ndërkombëtar kanë pranuar se gabimisht kanë shtënë me raketë drejt avionit.

Disa orë para rrëzimit të avionit, ushtria iraniane ka sulmuar bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një komandanti të saj në një sulm të SHBA-së, më 3 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button