Rritje e lartë e çmimeve të banesave në Ohër, Manastir dhe Gazi Babë (InfografiK)

Gazi Baba, Ohri dhe Manastiri janë rekorederë për rritjen e çmimit mesatar për metër katror të banesave për periudhë prej nj viti, tregoi analiza e Meta.mk, me të dhënat nga regjistrat e çmimeve dhe qirave të Agjencisë për Kadastër të patundshmërive për periudhën korrik-shtator 2019 dhe 2019. Në këto tre qytete, çmimi për një metër katror në periudhën prej korrikut deri në shtator të vitit 2019-të, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 10%, njofton Portalb.mk.

Në këtë periudhë, çmimi mesatar për një metër katror për hapësirë banesore në Komunën Gazibabë është rritur për 18,2%, gjegjësisht për 6.945 denarë, në Ohër për 17,2%, gjegjësisht 6.819 denarë dhe në Manastir për 12.3% ose 4.069 denarë.

Sipas të dhënave të Kadastrit, prej gjithsej 13 komunave të ranguara, rritje të çmimit mesatar të banesave ka në 7 komuna, ndërkaq ulje në 6.

Ulje më të madhe të çmimit ka në Shtip, edhe atë për mbi 20%, pastaj në Kisella Vodë për 15%.

Meta.mk ka shkuar se prej shtatorit të vitit të kaluar, në tërë territorin e shtetit ka 6.368 banesa të cilat janë ndërtuar dhe ende nuk janë shitur dhe ofrohen në tregun e patundshmërive.

“Gjithashtu, në Agjencinë për Kadastër të patundshmërive janë dhënë 11.950 fleta për markimin e ndërtimit që tregon se këto objekte janë në fazën e ndërtimit dhe së shpejti do të gjenden në tregun e patundshmërive. Mund të konstatohet se numri i ndërtimeve të reja momentalisht e kënaq kërkesën e banesave të reja”, thuhet në raportin e Kadastrës.

Përndryshe, numër më të madh të banesave të shitura në periudhën korrik-shtator, të vitit të kaluar është në Komunën Karposh, gjegjësisht gjatë kësaj periudhe janë shitur 239 banesa, ndërkaq numër më të madh të shtëpive të shitura ka Komuna e Manastirit, gjegjësisht janë shitur 30 shtëpi.

Statistikat tregojnë se banesat në Karposh janë më të shitura edhe pse çmimi i tyre mesatar është më i lartë, gjegjësisht 60.398 denarë për një metër katror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button