Administrata kuvendore më nuk do të varet për rrogat prej Qeverisë, partitë s’do të tregojnë kush të punësohet

Shërbimet e Kuvendit më nuk do të jenë financiarisht të varur prej Qeverisë, pasi që me votimin e ndryshimeve ligjore për Kuvendin, ata bëhen të pavarur jo vetëm për rroga, por do të jenë të pavarur edhe nga shumica parlamentare që është në pushtet, njofton Portalb.mk.

“Patjetër të theksojmë se deri më tani edhe pse formalisht i pavarur, Kuvendi ka qenë plotësisht i varur prej Qeverisë, në lidhje me pozitën e shërbimit, ekipimit të saj, avancimit dhe punësimit. Në atë kontest ndryshimet të cilat i kemi votuar sot janë me rëndësi të veçantë për shërbimet. Të mos harrojmë se në supet e shërbimeve kuvendore kalojnë proceset më të rëndësishme në shtet”, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në seancën e 130-të, me 92 vota “për”, u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Kuvend. Është e parashikuar që me atë jo vetëm që do të ketë vende të reja të punës, por edhe do të ketë avancim me qëllim të efikasitetit dhe profesionalitetit më të lartë. Sipas ndryshimeve, do të formohet këshill kuvnedor si trup profesional ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit me funksion të vetëm – të bëjë analizë precize për funksionalitetin e shërbimeve kuvendore, ndërkaq planin për punësim vjetor do ta propozojë sekretari i përgjithshëm i Kuvendit në pajtueshmëri me këshillin buxhetor të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button