Mjekja që i ka dhënë raport psikiatrit Trajkovskit, e ka shpëtuar nga paraburgimi një ish funksionar të VMRO-së

Profesoresha neuropsikiatër Viktorija Vujoviq të hënën në gjykim për “TNT”, patjetër duhet që personalisht të sqarojë përpara gjykatësve Ognen Stavrev dhe Osman Shabani se cilat janë pengesat psikike të cilat e pengojnë ish kryetarin e Komunës Gazi Babë, gjegjësisht të akuzuarin Toni Trajkovski që ta ndjekë gjykimin, njofton Portalb.mk.

“Për diskutimin kryesor të caktuar për më 20.01.2020 Gjykata e ka ftuar mjeken – profesor i autorizuar i klinikës, e cila të akuzuarit Toni Trajkovski i ka dhënë dokumentacion mjekësor se ka probleme shëndetësore dhe nuk mundet ta ndjekë diskutimin. Me qëllim të konstatimit të gjendjes faktike, respektimit të të drejtave të palëve në procedurë, por edhe interesit publik për lëndën, gjykata ka mundësuar që mjekja publikisht ta sqarojë gjendjen shëndetësore të të akuzuarit dhe arsyet për pengesën e tij që të paraqitet në gjykim, për çka ajo tanimë ka dhënë dokumentacion përkatës”, kumtoi Gjykata Penale.

Vujoviqi nuk do ta ketë për herë të parë ta sqarojë diagnozën e të akuzuarit, ajo gjithashtu i ka shkruar diagnozë edhe një ish funksionarit të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Më 19 janar të vitit 2005, pas dëgjimit nga palët në Gjykatën penale, i akuzuari i atëhershëm i Fondit të Shëndetësor, Vojo Mihajllovski nga VMRO-DPMNE, shpëtoi nga paraburgimi. Por edhe i zvarriti seancat gjyqësore për një sërë keqpërdorimesh që i ka kryer si drejtor në këtë institucion të shtetit, me të cilat shteti ishte dëmtuar disa qindra mijëra euro.

Vujoviq atëherë i ka bindur gjykatësit se Mihajllovski ka qenë i sëmurë nga sëmundje psikike për shkak të cilës ka qenë në pushim mjekësore prej 1 muajve, transmeton SDK.

Mihajllovski në vitin 2009 u dënua me 4 vjet burg për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar si drejtor i Fondit në kohën kur kryeministër ishte Lubço Georgievski. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Trajkovskit fillimisht i ka dhënë pushim mjekësor prej 15 ditësh. Diagnoza nuk është kumtuar, vetëm avokati Jovica Strashevski tha se e ka si pasojë nga sulmi fizik që ndodhi në fund të dhjetorit të vitit 2019-të nga disa sulmues të panjohur.

Me ndërrimin e avokatit maqedonas me avokat shqiptar, i cili kërkonte përkthim të tërë lëndës “TNT” në shqip, me mosardhjen në gjykatë pa sulmit fizik të Trajkovskit dhe tani me pasojat psikike nga sulmi fizik nga persona të panjohur, të akuzuarit dhe avokatët jo vetëm që arritën që ta kthejnë gjykimin nga e para, por ta rëndojnë edhe fillimin e rigjykimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button