Djokoviç kampioni i Masters, mposhtet Federer

Novak Djokoviç triumfon në masterin e fundvitit. Në turneun londinez, serbi thyen rivalin e tij më të madh në këtë vit, Roger Federer duke i marrë dhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme të ATP, i cili në fakt ishte i sigurtë për të, pavarsisht rezultatit final.

Numëri 2 i botës, realizoi një sukses nga ata për tu mbajtur mend, me Federer, që e nisi në mënyrë të shkëlqyer, duke kryesuar deri në 3-0 me game. Por Djokovic nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë në 3-3.

Federer vajti në 4-3, por Djokoviç mori dy game radhazi duke kryesuar deri në 5-4. Tenistët nuk lëshuan më asgjë në shërbim dhe si përfundim, seti i parë u zgjidh me tie-break, ku serbi triumfoi 8-6. Seti i dytë nisi akoma më mirë për Federer, që kryesoi deri në 3-1 duke marrë një tjetër game me break, por sërish e lanë nervat, të cilat dorëzuan lojën te kundërshtari i tij. Djokoviç barazoi 3-3.

Federer u mblodh dhe kryesoi deri në 5-3. Djokoviç ruajti shërbimin dhe Federer me topat e tij pati një setpoint por shpërdoroi duke i dhënë mundësi Djokoviç, të merrte dhe tre game të tjerë për rezultatin 7-5 në këtë set dhe të përgjithshëm me sete 2-0. Një sukses i rëndësishëm për Djokoviç, që është dhe trofeu i gjashtë për të në këtë vit, dhe i dyti në Mastersin e Londrës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button