Jelinçiç me të pavërteta: Në marrëveshjet me Athinës dhe Sofjen nuk ka asnjë mohim të identitetit!

Politikani slloven dhe deputetit, Zmago Jelunçiç Plementi,dha deklaratë lidhur me ngjarjet politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën ka përmbajte të pavërteta, shkruan Vërtetmatës, transmeton Portalb.mk.

DEKLARATË: Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, Zaev heq dorë nga gjithçka maqedonase. Me nënshkrimin e marrëveshjes “miqësore” me Bullgarinë, ai hoqi dorë nga identiteti dhe historia e popullit maqedonas, ndërsa me miratimin e ligjit për dygjuhësi ka dashur që pakicës shqiptare, e cila është më pak se 20 përqind, të drejtën për popull kushtetues, për të federalizuar vendin dhe të ketë dygjuhësi për të pasur mbështetjen e politikës shqiptare. E përbashkët për këto akte është se janë miratuar në mënyrë jolegjitime, joligjore dhe në kundërshtim me kushtetutën.

[Burimi: Ekspres.mk dhe SNS.si – data:, 06 и 07.01.2020]

ARSYETIM:

Edhe pse rrallë, “Vërtetmatësi” vlerëson deklaratat e politikanëve të huaj ose të personave të tjerë publik kur ata flasin për RMV-në ose për nsoshit në vend, dhe një të tillë të pavërtetë këto ditë e dha politikani nacionalist slloven Zmago Jelinçiç Plemeniti, në lidhje me marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë.

Këto janë pikëpamjet politike të Zmago Jelinçiç, të cilat janë të ligjshme, dhe gjithçka do të ishte mirë, nëse thelbi i pretendimit të tij nuk është i vërtetë. Teksti i deklaratës së këtij politikani të njohur që në ditët e rënies së ish RFSJ-së, u publikuar në ueb-faqen e Patisë së tij Popullore Sllovene, ndërsa një dit më pas u transmetua në portalin Eksperes, është përplotë me fjalor radikal ndaj socialdemokratëve (në vend, por edhe në Slloveni) dhe ofendime drejtuar Zoran Zaev.

Më saktë, qëndrimet radikale, fjalori ofendues dhe të ngjashme, Jelinçiç i ka ndërtuar mbi tre supozimeve – dëmtim të marrëveshjeve të Shkupit me Athinën dhe Sofjen, për të cilat pretendon se janë heqje dorë prej identitetit, dëmtimi i ligjit për gjuhët dhe joligjshmërinë dhe jokushtetueshmërin gjatë miratimit të tyre.

E pavërteta e parë për marrëveshjet nga Prespa dhe me Bullgarinë, për atë se është humbur identiteti dhe historia e popullit maqedonas është shumë mirë e sqaruar disa herë nga “Vërtetmatësi”. Më saktë, në asnjë pikë të marrëveshjes me Athinën dhe në asnjë pikë të marrëveshjes me Sofjen, Shkupi zyrtar nuk është tërhequr nga identiteti, e as nga historia. Siç është e njohur, një prej elementeve më të rëndësishme të çështjes së identitetit është gjuha, dhe gjuha maqedonase pranohet në të dy marrëveshjet, gjegjësisht në marrëveshjen me Bullgarin as nuk edhe kontestohet. Është çështje tjetër se qëndrimet e Akademisë Shkencave të Bullgarisë (ASHB) dhe interpretimi i tyre për gjuhën maqedonase në vend. Nga pikëpamja historike, po ashtu, nuk ka tërheqje mbrapa. Ka, duke zgjedhur kompromisin, formime të komisioneve të përbashkëta me dy vendet të cilat kanë për detyrë të shqyrtojnë librat e historisë në çdo shtet – bashkërisht.

Për sa i përket qëndrimit të Ligjit për gjuhë, Jelinçiç Plementi pretendon se Zaev dëshiron me këtë të bëj popullin shqiptar kushtuese në vendin ku numri i përgjithshëm i banorëve është nën 20 përqind.

Së pari, Shqiptarët, sikurse edhe nacionalitetet tjera të cilat nuk janë pakicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e kushtetutës edhe atë që nga vitit 1991, ndërsa pozicioni është edhe më i qartë me disa ndryshime Kushtetuese nga viti 2001 dhe më vonë. Së dyti, numri i banorëve në vend është i panjohur për shkak se gjatë kohë ka probleme të njohura me regjistrimi. Për shkak të kësaj, është e pavërtetë nëse dikush pretendon se dihet se sa shqiptar, për shembull, jetojnë në Maqedoni për momentin.

Edhe e pavërteta e fundit e Jelinçiç është se pretendimi të gjithë këto akte janë jolegjitime, joligjore dhe jokushtetuese.

Çdo kush që është ka të drejtë legjitime që idetë e saja politike për të cilat është zgjedhur t’i zbatojë. Nëse kanë ekzistuar shtypje mes deputetëve, një gjë e tillë duhet të vërtetohet, pa marr parasysh indikacioneve të hapura të cilat ekzistojnë në opinionin maqedonas, por, në pajtim me vendimet e tyre, është respektuar procedura bazë për ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë.  Në këtë rast, edhe pse referendumi zyrtarisht ishe i pasuksesshëm për shkak të bojkotit, rezultatet e referendumin nga ana e qeverisë dhe një pjese të madhe të opinionit u protokolluan në atë mënyre se shumica kanë votuar në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë, mund të vlerësohet se qëndrimet politike të politikanit slloven Zmago Jelinçiç Plementi për RMV-në, për socialdemokratët dhe për Zoran Zaev, janë të pavërteta. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button