Napoli pret Rrahmanin, u programuan ekzaminimet mjekësore dhe detajet e marrëveshjes

Napoli është ndër skuadrat më aktive në merkaton e janarit. Pasi mbylli marrëveshjen e dyfishtë Demme-Lobotka për të tashmen, jugorët po mendojnë për të ardhmen, transmeton OraNews.

E në krye të listës së dëshirave ndodhet futbollisti shqiptar i Hellas Veronës, Amir Rrahmani. Lojtari 25-vjeçar do të jetë nesër në “Villa Stuart” në Romë për të kryer vizitat mjekësore.

Rrahmani do të qëndrojë në Verona deri në fund të sezonit, për të filluar më pas eksperiencën te Napoli duke filluar nga qershori. Kështu, ish futbollisti i Partizanit do të jetë përforcimi i parë për sezonin e ardhshëm të Napolit, i cili mundi konkurrencën e Interit.

Hellas do të marrë 14 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa mbrojtësi do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare për 1.5 milionë euro plus bonuse (deri në 1.8) në sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button