Talenti i kombëtares shqiptare drejt Juventusit

Kampionatit italian pritet t’i bashkohet një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare, transmeton OraNews.

Bëhet fjalë për Giacomo Vrionin, i cili sipas mediave italiane ka arritur akordin me Juventusin. Talenti i kombëtares së Shpresave, por që është aktivizuar edhe me kombëtaren A pritet të bashkohet me bardhezinjtë në orët e ardhshme.

Megjithatë, pas firmës në kontratë, 21-vjeçari do të bashkohet me ekipin U-23 të “Zonjës së Vjetër”. Aty, Vrioni pritet të tregojë aftësitë e tij me sferën dhe në të ardhmen mund të kalojë në ekipin e parë të torinezëve.

Gjithsesi, ende nuk është gjetur dakordësia për formulën që do të kalojë sulmuesin e Sampdoria, por që luan te Cittadella në “Juventus Stadium”, me tymin e bardhë që mund të mbërrijë në ditët e para të javës tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button