Ligji për investime strategjike u miratua në Kuvend

Në seancën e 130-të të Kuvendit të RMV-së, shumica e deputetëve e miratuan Ligjin për investime strategjike pas sqarimit nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk.

“Për çdo investim strategjik në vend do të ketë lex specialis, domethënë që çdo investim do të rregullohet me një ligj të veçantë, i miratuar në Parlament dhe i aprovuar nga deputetët. Propozim ligji për investime strategjike ka të bëjë gjithashtu me investimet strategjike që kanë ndikim edhe në zhvillimin e rajonit në tërësi. Ndihma shtetërore do të marrë çdo investim me vlerë prej më shumë se 100 milionë euro që do të zbatohet në dy ose më shumë komuna, secili investim mbi 50 milionë euro në komunat urbane dhe secili investim mbi 30 milionë euro në zonat rurale”, tha Bekteshi, duke premtuar se më këtë ligj do të ketë më shumë transparencë.

Ai theksoi se me këtë Ligj, do të mundësohet liri më e madhe në qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Ky ligj, sipas ministrit, mundëson zhvillim të barabartë të gjithë rajoneve në vend, si dhe trajtim të njejtë të investitorëve vendor dhe të huaj.

Kjo zgjidhje ligjore u miratua nga Qeveria në nëntor të vitit të kaluar.

“Qëllimi i këtij Ligji për Investime Strategjike, i cili po miratohet për herë të parë në këtë vend, është nxitja, tërheqja dhe krijimi i kushteve për zbatimin e investimeve strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rritja ekonomike, punësimi dhe aplikimi i teknologjive dhe inovacioneve të reja, rritja e mundësitve konkurruese ekonomike të vendit, rritja e eksportit dhe ulja e deficitit tregtar si dhe përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë ligj hapet mundësia për cikël të madh investimesh në shtet, jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel lokal, dhe e gjitha kjo bëhet me mbështetje direkte nga shteti sepse Projekti i Investimeve Strategjike mund të përdorë ndihmën shtetërore në bazë të Ligjit për Kontroll të Ndihmës Shtetërore”, theksoi Bekteshi në konferencën për media para votimit në Kuvend.

LEXO: Bekteshi: Me Ligjin për investime strategjike hapen mundësi për cikël të madh të investimeve në vend

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button