Për një javë u regjistruan 583 të sëmurë nga gripi

Nga 6 janari e deri më 12 janar, janë regjistruar 583 të sëmurë nga gripi, duke shënuar rritje të madhë në krahasim me javët e kaluara, transmeton Portalb.mk.

Javën e kaluar ishin regjistruar rreth 207 raste, që nënkupton rreth 3 herë më pak se këtë jave.

Rajoni i Qendrës për shëndet public në Strumicë ka paraqitur 166 raste, derisa në  sezonin 2019/2020, numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi paraqet 1.618.

Gordana Kuzmanovska, epidemiologia nga Instituti I shëndetit publik akoma nuk e llogarit të arsyeshme të shpallet sezoni i vërtet i gripit.

“Përkundër të dhënave që i marrim nga mbikëqyrja virusologjike që thonë se javën e kaluar janë testuar numër më i madh i materialeve – 18 prej të cilave pesë janë pozitive, ka tre materiale pozitive të gripit të llojit N1 dhe dy të llojit A, por jo të subtipizuar së bashku me atë që para dy javësh e detektuam si lloji  N3 A, tashmë kemi dukuri të llojit A, ndërsa 30 për qind dukuri të llojit B”, potencoi dr. Kuzmanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button