Edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së u ftuan nga specialja në Hagë

Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka ftuar edhe dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Koha.net.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, përmes një njoftimi në Facebook.

Të ftuarit e radhës janë Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës së Klinës, dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës së Drenasit, të dy këta pjesëtarë të UÇK-së nga Zona Operative e Drenicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button