“Prizma”: Plan ferri për ngufatjen e organizatave civile nën maskën e “desorosoizimit”

Tre javë, përpara se ish kryetari i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të porositë nga protesta përpara Komisionit Shtetëror Zgjedhor se do të ndodh “desorosoizimi”, ai proces vetëm se është zhvilluar me të madhe – tre javë paraprakisht institucionet kanë filluar që të përgatiten për një prej aksioneve më të mëdha të trysnive dhe kërcënimeve ndaj kritikuesve të pushtetit të atëhershëm, shkruan “Prizma” në analizën e tyre për procesin e trysnive, kontrollet e gjata të jashtëzakonshme nga DAP, me praninë e policisë, transmeton Portalb.mk.

Këto kontrolle të jashtëzakonshme intensive ndaj 22 organizatave joqeveritare, te të cilat nuk është gjetur asgjë e paligjshme, nuk rezultuan me asnjë përgjegjësi për urdhëruesit dhe zbatuesit, por as me ndryshime sistematike që do të parandalonin që me diktim të politikës institucionet të përdoren për qërim hesapesh me shoqërinë civile.”dokumentet deri te të cilat erdhëm dhe dëshmitë e njerëzve që kanë qenë të përfshirë në proces tregojnë se institucionet kanë miratuar vendime në afate shumë të shkurtër, në mënyrë joselektive dhe jo kritike i kanë pranuar akuzat e partisë dhe i kanë shfrytëzuar si argument kryesor për inicimin e kontrolleve maksimale të dokumenteve. Antikorrupsioni e ka luajtur rolin kyç, pasi që terrenin e kanë rregulluar mediat dhe ad-hok trupi i ASHMAA-së, ndërkaq punën pastaj në duar të tyre e kanë marrë Drejtoria për të Ardhura Publike, Prokuroria Publike, MPB, Policia Financiare dhe më vonë Drejtoria e Kundërzbulimit Financiar”, shkruan Prizma.

Në mesin e organizatave të shoqërisë civile që kanë qenë të goditura nga pushteti, ishte edhe Fondacioni “Metamorfozis”.

“Tentuan të gjejnë prova nëpërmjet organizatave civile paguhen njerëz që nuk punojnë për to, gjegjësisht nuk punojnë në realizimin e detyrave nga projektet, por në vend të asaj, kryejnë ndonjë punë për LSDM-në. Atë, sigurisht, nuk e gjetën’, tha Filip Stojanovski nga Fondacioni “Metamorfozis”.

Ndryshe, kur filloi procesi i përfshirjes së OJQ-ve në realizim-plotësimin e Planit 3-6-9 i Qeverisë së re të Maqedonisë, te pjesa e reformave që përshijnë edhe sektorin civil u kërkua që të hetohet procesi i desorosoizmit. Madje edhe eurokomesari Johanes Han ka porositur që të ndryshohet edhe qëndrimi dhe raporti ndaj organizatave jo-qeveritare.

OJQ-të kritike kanë qenë cak i sulmeve të shumta dhe të shpeshta si nga Drejtoria e të Ardhurave Publike po ashtu edhe nga Policia Financiare. 13 prej tyre u kontrolluan nga Policia Financiare për të kuptuar se sa para kanë marrë nga USAID-i gjatë realizimit të aktiviteteve të tyre.

Me një linjë me Gruevskin ka qenë edhe bashkëpartiaku dhe tanimë ish presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili gjatë qëndrimit të tij në Hungari, shtet i cili gjithashtu i sulmon OJQ-të, tha se “patjetër të përforcohet kontrolli dhe transparenca në financimin e punës së OJQ-ve, patjetër të hiqen të gjitha dyshimet dhe të bëhet dallimi mes organizatave që me të vërtetë punojnë në interes të popullit dhe ata që fshihen pas emrit OJQ”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button