Deri në fund të shkurtit do të dihet se kush do ta pastrojë lindanin në OHIS

Deri në fund të muajit shkurt do të dihet se cila prej pesë kompanive që janë paraqitur në tenderin ndërkombëtar të shpallur pre Agjencisë për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara UNIDO, do ta pastrojë lindanin helmues nga deponia pae vogël në OHIS, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë evoluimit preliminar të dokumentacionit nga aplikimet e arritura të pesë ndërmarrjeve të paraqitura, pas së cilës do të pasojë evoluim teknik, gjatë së cilës do të shqyrtohen zgjidhjet teknologjike për pastrimin e lindanit të ofertuesve, që në fund të pasojë edhe evoluimi financiar, ku do të rregullohen edhe çmimet prej të cilave do të varet sa do të kushtojë tërë puna”, thotë Aleksandar Mickovski nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Në ekipin për evoluim janë të përfshirë përfaqësuesit e UNIDO, nga Ministria, por edhe ekspertë të huaj. Nga MMJPH nuk mund të japin informata precize rreth çmimit final se sa do të kushtojë tërë puna, por, duke e pasur parasysh se pjesa më e madhe e pastrimit të lindanit, përndryshe pesticid i prodhuar nga gjiganti kimik OHIS, duhet që të shkatërrohet me djegie, çmimet e shërbimeve në Evropë janë më të larta se më herët. Çmimi sipas të gjitha gjasave do të lëvizë mes 6-7 milionë dollarë.

Pastrimi i deponisë me lindan në oborrin e fabrikës kimike në afërsi të Shkupit, ashtu siç shkruajti “Meta.mk”, duhet që të jetë test për teknologjinë për pastrim edhe për deponinë e madhe që gjendet në afërsi. Vlerësohet se rreth 30 milionë tonë lindan i përzier me tokë të ndotur tani gjendet në rrethin e OHIS-it. Prej momentit kur është ndaluar prodhimi dhe shfrytëzimi i tij, gjegjësisht vitit 1977, lindani tanimë 4 dekada i helmon mijëra njerëz në luginën e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button