RMV, rasti gjyqësor i dalë nga “bombat”, dy vjet punë shkuan huq, lënda u kthye nga fillimi

Kthimi në pikën zero në rastin e ish Prokurorisë Speciale së Maqedonisë së Veriut që mban emrin “TNT”, pikërisht për rrëzimin me dinamit të kompleksit “Kosmos” të afaristi Fiat Canoski mori vëmendjen e opinionit, sepse mbi dy vjet punë u hodhën në ujë. Me këtë kontribuohet në rritjen mosbesimit të qytetarëve në efikasitetin e gjyqësorit në këtë shtet, i cili edhe ashtu është në nivel alarmant, shkruan Portalb.mk.

vitin 2011, afaristi Fiat Canoski doli nga koalicioni me partinë e atëhershme në pushtet, VMRO-DPMNE, gjegjësisht në kohën kur kryeministër i vendit ishte Nikolla Gruevski.

Pas daljes nga koalicioni, autoritetet e shtetit nën akuzën për parregullsi gjatë ndërtimit, ia prishën Canoskit kompleksin banesor “Kosmos”.

Canoski akuzonte për hakmarrje, ndërkaq autoritetet mbetën në qëndrimin se kompleksi është prishur për shkak të parregullsive.

Megjithatë, në vitin 2015-të, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, aso kohe në opozitë, filloi të publikojë “bomba“, gjegjësisht materiale të përgjuara të cilat i kishte marrë nga Shërbimi Sekret i RMV-së, dhe në të cilat dëgjoheshin krimet e pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

Në disa përgjime të publikuara nga Zaev, dëgjohet ish kryeministri Gruevski duke duke i thënë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

Prokuroria Speciale ngriti akuzë në vitin 2016-të kundër Gruevskit, Janakieskit, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në vitin 2016-të për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit për arsye politike. Procesi gjyqësor filloi në vitin 2017-të.

Në fund të vitit 2020, në kohë kur pritej që të ketë aktgjykim, pas shumë përpjekjeve, mbrojtja arriti sukses duke e rikthyer gjykimin nga e para për shkak se njëra anëtare e porotës dha dorëheqje.

Dyshohet se dorëheqja e anëtares së porotës ka ardhur si rezultat i trysnive nga mbrojtja.

Edhe pse është kthyer nga e para, gjykimi vazhdon të zvarritet, gjegjësisht ende nuk ka rifilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button