Tatuazh? Jo, faleminderit! Ka disa mënyra për t’i bërë vetullat të rriten më shpejt

Nëse do vërtet të masësh durimin e një personi, mos shko më larg se vetullat. Sapo shikon një grua që ka disa qime të rralla vende-vende, natyrisht, kuptohet që është duke i lënë ato të rriten. Por koha në fakt, nuk është edhe aq premtuese për rritjen e vetullave, sepse qimet dalin shumë ngadalë dhe për t’i plotësuar, duhet të jesh vërtet e duruar, shkruan Class. Elke Von Freudenberg, një specialist i heqjes së vetullave, që ka punuar me Kate Moss, Angelica Huston dhe shumë të tjerëve, këshillon disa hapa se si t’i lësh vetullat të rriten.

Mjaft me heqjen. Më e vështira, por edhe mënyra më e thjeshtë për t’i bërë vetullat të rriten është të mos i heqësh më qimet që të dalin. Freudenberg thotë se duhen të paktën tre muaj që vetullat të mbushen, ndaj duhet të jesh e duruar nëse do të kesh një vetull të plotë. Praktikisht, nëse vetullat i pastron prej vitesh, qimet janë më të vështira për të dalë në zona ta caktuara, madje në një pjesë të mirë të rasteve, ato nuk dalin sërish. Ndaj, Freudenberg këshillon të presësh disa muaj që të shohësh nëse do të rishfaqen.

Përdor esfoliant. Freudenberg thotë se është shumë e rëndësishme që të përdorësh një produkt si esfoliant për vetullat si Elke Brow Scrub. Kjo e ndihmon lëkurën e vdekur në zonën e vetullave të rigjenerohet, duke bërë në këtë mënyrë që edhe dalja e vetullave të jetë më e lehtë në një lëkurë të pastër. Një tjetër gjë e mirë që mund të të ofrojë scub-i është që ndihmon qarkullimin e gjakut në lëkurë, gjë që inkurajon rritjen e qimeve të reja.

.

Lyeji vetullat. Po, të njëjtën mënyrë që përdor me qerpikët, për t’i pasur sa më të gjatë dhe më të plotë. Edhe për vetullat mund të bësh të njëjtën gjë. Është shumë e thjeshtë për t’u përdorur dhe kërkon të theksosh më shumë lapsin (ose bojën) vetëm në zonat në të cilat ke më shumë boshllëqe. Çelësi i rritjes së vetullave është aq kohë sa do ta përdorësh produktin.

Serumin e vetullave. Mund të kesh dëgjuar gjithashtu edhe për serumin që stimulon rritjen e vetullave. Shumë prej tyre janë të pasur me proteina dhe nxisin rritjen e qimeve, sidomos nëse përbërësit janë bimorë, sepse luftojnë rënien e vetullave dhe stimulojnë daljen e qimeve të reja. Nëse është e mundur, shmang në këto raste kontaktin me sytë, sepse një pjesë e tyre mund të shkaktojnë skuqje apo kruajtje.

Shumë nga përdoruesit e këtyre serumeve thonë se duhet të paktën një muaj për të parë vërtet ndryshimet, kështu që mos prit mrekulli të menjëhershme. Një serum mjaft i mirë rekomandohet Anastasia Brow Enhancing Serum Advanced, icili është mjaft i pasur me vitamina dhe me ekstrakte bimore dhe që mund të përdoret deri në dy herë në ditë. Mos harro që duhet të jesh e duruar për të parë rezultatet.

Përdor vaj recini. Nëse ideja e përdorimit të produkteve kimike nuk të josh aq shumë, edhe vaji i recinit është një mënyrë e mirë që mund të të ndihmojë për të rritur vetullat. Shumë vajza dhe djem i lyejnë shpesh vetullat me vaj recini dhe kanë treguar se kanë pasur rezultat. Ndoshta nuk ka erë trëndafili, por është natyral dhe rekomandohet si pastrues shumë i mirë i skalpit dhe flokëve. Aplikoje gjatë gjithë natës për disa javë dhe rezultati do të jetë i kënaqshëm.

Transplanti. Dhe mënyra e fundit, nëse ndihesh në gjendje drastike nga humbja e vetullave përgjatë viteve, është transplanti. Transplanti i vetullave është një opsion që ka filluar të përhapet masivisht në ditët tona. Disa qime të vogla të flokut mund të injektohen në vetulla. Procedura zgjat për jo më shumë se 2-3 orë dhe është më natyrale se sa vetullat tatuazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button