fbpx

Merkel: Brexit, thirrje zgjimi në zhvendosjen e gjeopolitikës

Kancerja gjermane Angela Merkel e quajti Brexit-in një thirrje zgjimi, në një intervistë të publikuar sot në gazetë, pasi adresoi kërcënimet për qasjen multilaterale që ka përcaktuar kohën e saj në detyrë.

“Bashkimin Evropian e shoh si sigurimin e jetës tonë. Gjermania është shumë e vogël për të ushtruar ndikim gjeopolitik më vete dhe kjo është arsyeja pse duhet të përdorim të gjitha përfitimet e tregut të vetëm”, deklaroi Merkel, transmeton Top Channel.

Kancelarja, e cila pritet të largohet nga politika vitin e ardhshëm, theksoi se institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara ishin kryesisht një mësim nga Lufta e Dytë Botërore dhe dekadat e mëparshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button