Privatësia nuk guxon të jetë luks i cili u ofrohet vetëm atyre që kanë mundësi

“Privacy International”, me mbështetjen e më shumë se 50 organizatave nga e tërë bota, publikoi letër të hapur të Sundar Pichai, drejtorit ekzekutiv të Alphabet Inc., nënë e ndërmarrjes së Google, me të cilën kërkon prej Google që të ndërmarrë masa kundër shfrytëzimit të aplikacioneve të instaluara paraprakisht në telefonat e mençur që përdorin Android, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet kësaj iniciative dërgohet paralajmërim, por edhe thirrje për aksion nga ana e prodhuesve të telefonave të mençur të cilët e vendosin profitin përpara privatësisë së shfrytëzuesve me atë që instalojnë aplikacione me çmim të ulët tregtar.

Fondacioni “Metamorfozis” është kyçur në iniciativën e “Privacy International” kundër përdorimit të aplikacioneve të instaluara paraprakisht në telefonat e mençur që përdorin Android.

Kërkesa deri te Google është e qartë, të shqyrtohen cilësimet e privatësisë dhe të sigurisë që janë të pajisura në telefonat e mençur me çmim të ulët tregtar, dhe të cilat janë nga aplikacionet e instaluara paraprakisht, të cilat shfrytëzuesit nuk kanë mundësi që t’i fshijnë dhe të cilat mund të jenë komprometuese për  privatësinë e tyre. Rekomandimet kanë të bëjnë në lidhje me sigurimin e:

  • Mundësi që shfrytëzimit vet në mënyrë të përhershme t’i fshijnë aplikacionet e instaluara paraprakisht, por edhe të gjitha shërbimet aktive në sfond.
  • Të jenë të njëjtat mundësi për kontroll të sigurisë dhe privatësisë së aplikacioneve të instaluara paraprakisht, por edhe të atyre aplikacioneve të cilat janë të qasshme në Google Play Store apps.
  • Të jenë të njëjtat mundësi për up-date, sipas mundësive nëpërmjet shfrytëzimit të mekanizmave për up-date në Google Play dhe pa shfrytëzim të profilit shfrytëzues.

Plotësisht, rekomandohet që Google të refuzojë të kryejë certifikim të telefonave të mençur, prodhuesit e të cilëve ose shitësit përpiqen që ta komprometojnë privatësinë e shfrytëzuesve nëpërmjet aplikacioneve të instaluara paraprakisht.

Përmbajtjen e plotë të letrës mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button